Vëllai i Tyson Furyt, Tommy, mezi ka mundur ta përmbajë të qeshurën e tij, pasi kuptoi se Anthony Joshua ka pësuar humbje befasuese nga Andy Ruiz.
20-vjeçari aktualisht është duke konkurruar në një shou real televiziv në ITV2, ‘Love Island”, për këtë arsye ka mësuar me vonesë për humbje e papritur të AJ.
Boksieri britanik humbi titujt e kampionit të botës, pasi meksikano-amerikani e rrëzoi katër herë brenda përballjes, e që në raundit e shtatë përfundoi gjithçka me nokaut teknik.
https://twitter.com/MichaelBensonn/status/1142775698689548289
Tommy Fury në të kaluarën kishte marrë pjesë në kategorinë e peshave të lehta në boks, ndërsa ka qeshur me të madhe kur ka kuptuar për humbjen e bashkëkombësit të tij.
“Oh Zot, nuk mund ta besoj”, ka thënë ai, gjersa shihet i befasuar nga lajmi që mori nga konkurrenti i tij në shoun televiziv.
Natyrisht se humbja e Joshuas e ka gëzuar vëllanë e Tyson Furyt, mirëpo në fund të këtij viti do të zhvillohet rimeçi në mes të Joshuas dhe Ruizit, me ç’rast britaniku do të përpiqet t’i rikthejë titujt. /Telegrafi/