Telegrafi

Reagimi i Taylor Swift ndaj performancës së Shakiras është një hit në rrjetet sociale saqë kolumbianes iu desh të përgjigjej

(Foto: AFP)

MTV Video Music Awards u shënua nga performanca e Shakiras, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon një video e reagimit të Taylor Swift, e cila ishte e mahnitur me interpretimin e saj.

Këngëtarja kolumbiane u ngjit në skenë dhe këndoi disa nga hitet e saja më të mëdha me koreografi të pabesueshme, ndërsa publiku e ngriti edhe me duar deri në një pjesë tjetër të skenës.

Të pranishmit këndonin dhe vallëzonin bashkë me Shakiran duke përfshirë edhe disa nga artistët që ishin në ceremoninë e çmimeve. Mes tyre ra në sy Taylor, e cila u xhirua duke parë me entuziazëm kolegen e saj dhe kërceu nga fillimi deri në fund të performancës.

@_jaehyunsocks

Taylor Swift reaction to SHAKIRA performance at VMAs🔥 #shakira #taylorswift #lilnasx #vmas #vmas2023 #reaction #jaehyunsocks

♬ Whenever, Wherever – Shakira

Videot e reagimit të saj ndaj performancës së kolumbianes dhe kërcimit të saj teksa po interpretonte, shumë shpejt pushtuan rrjetet sociale dhe 46-vjeçares iu desh të reagonte ndaj koleges së saj.

Lexo po ashtu Bëhet viral reagimi i Selena Gomez kur u përmend emri i kolegut të saj

Shakira e ka publikuar në Instagram një fragment nga vallëzimi i Swift dhe e quajti një kënaqësi të vërtetë duke e parë atë që po argëtohej.

(Foto: Instagram/shakira)

Pas performancës, Shakira pranoi çmimin Video Vanguard dhe mbajti një fjalim emocionues, duke treguar se sa mirënjohëse është për karrierën e suksesshme në biznesin e muzikës dhe duke ia dedikuar çmimin fansave të saj.

Lexo po ashtu Teksa ishte fituesja kryesore me nëntë çmime gjithsej, Taylor Swift humbi unazën me vlerë mbi 11 mijë euro gjatë MTV VMA

Nga ana tjetër, Taylor mori një sërë çmimesh – nga ai për këngën më të mirë falë “Anti-Hero”, deri te çmimi për artisten e vitit. /Telegrafi/