Paulo Dybala ishte në shënjestër ndaj Ferencvarosit dhe u bë lojtari i vetëm që ka shënuar në gjashtë sezonet e fundit të Ligës së Kampionëve me Juventusin.
Argjentinasi u inkuadrua në pjesën e dytë në Budapest dhe shënoi dy herë falë gabimit të portierit vendas, megjithatë goli i dytë ishte autogol, pasi Lasha Dvali në përpjekje për ta larguar topin e futi në rrjetë.
UEFA ka bërë një postim në Twitter duke iu referuar statistikës së arritur nga sulmuesi 26 vjeçar.
https://www.youtube.com/watch?v=xhZ-ILw1MQY
“Dybala është lojtari i vetëm që ka shënuar në secilin prej gjashtë sezoneve të fundit në Ligën e Kampionëve me Juven”, ka shkruar UEFA.
https://www.youtube.com/watch?v=3lKoFPKJe4g
Ndërsa argjentinasi ka reaguar me shaka: “Dhe për të festuar, a mund t’i kem dy gola sot?”, duke iu referuar autogolit që iu regjistrua Dvalit. /Telegrafi/
👏🏼 and to celebrate, can I have a brace today? 😉 https://t.co/zdd1WAG1kW
— Paulo Dybala (@PauDybala_JR) November 4, 2020