Telegrafi

Deklarata e Ruiz pas triumfit: Rrëzimi më bëri më të fortë, pasi duhej t’ia ktheja

Andy Ruiz Jr (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Andy Ruiz Jr. ka bërë një prej befasive më të mëdha në histori të boksit duke e mposhtur kampionin e unifikuar, Anthony Joshua.

Në përballjen e zhvilluar në Madison Square Garden të New Yorkut, ai e nënshtroi favoritin absolut, AJ, duke e rrëzuar katër herë dhe duke ia rrëmbyer titujt WBA, WBO dhe IBF.

Andy Ruiz Jr u tregua shumë i fortë për Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Dua ta falënderoj Zotin që ma dha këtë fitore. Ndihem jashtëzakonisht mirë”.

Lexo po ashtu Këtë askush nuk e kishte pritur! Ruiz e rrëzon katër herë Joshuan dhe ia rrëmben titujt

“Këtë e kam ëndërruar. Nuk mund të besoj se i kam realizuar ëndrrat! Qielli është kufi, shpirt!”.

“Ishte hera e parë që u rrëzova (në raundin e tretë), por më bëri më të fortë. U desh t’ia ktheja dhe ta rrëzoja!”, ka thënë Ruiz pas duelit.

Tani janë kalkuluar edhe fitimet e para të mundshme, Joshua ka fituar një mal me pare përkundër se humbi, por as Ruiz nuk mbeti keq nga ana financiare prej këtij dueli, detajet dhe shifrat. /Telegrafi/