Telegrafi

Reagimi i Ronaldos pas fitores së Juves ndaj Atalantas

Cristiano Ronaldo (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Pas mungesës së Cristiano Ronaldos në ndeshjen ndaj Atalantas, kanë vazhduar spekulimet për të ardhmen e superyllit të Juventusit.

Që nga zëvendësimi që i bëri Maurizio Sarri në ndeshjen ndaj Milanit, ka pasur thashetheme për prishje të raporteve të portugezit me trajnerin, ndërkohë që mediat sportive kanë shkruar se 34-vjeçari mund të largohet nga Zonja e Vjetër.

Lexo po ashtu Juventusi fiton me rikthim te Atalanta

Edhe pse shkëlqeu me Portugalinë, Ronaldo nuk u ftua të luante për Juven në Serie A, pasi, sipas Sarrit, ai ishte ankuar për dhimbje, prandaj është lënë të pushojë. Kjo për faktin se trajneri e dëshiron në formë maksimale në Ligën e Kampionëve.

Në ndërkohë, mediat në Britani të Madhe kanë raportuar për një rikthim sensacional të CR7 te Manchester Unitedi, gjë që është zbehur paksa nga një publikim i tij në rrjetet sociale.

Pas fitores së Juventusit (3-1) ndaj Atalantas, Ronaldo ka shpërndarë fotografi nga festa e skuadrës me përshkrimin: “Karakter i madh, ju lumtë djema!”. /Telegrafi/