Site icon Telegrafi

Reagimi i pabesueshëm i Gerrard ndaj lojtarëve të tij të Al-Ettifaq që festojnë dy fitore radhazi

Steven Gerrard duhej t’u kujtonte lojtarëve të tij të Al-Ettifaq se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, pasi ata festuan shumë fitoren e dytë radhazi.

Ish-mesfushori i Liverpoolit, i cili u emërua trajner i skuadrës nga Superliga e Arabisë Saudite në korrik pas periudhave të mëparshme në Rangers dhe Aston Villa, ka shijuar një fillim pa humbje në Arabinë Saudite.

Pasi mposhtën me vështirësi Al-Nassr të Cristiano Ronaldos në fillimin e sezonit të tyre, ata vazhduan me një fitore relativisht të lehtë 2-0 ndaj Al-Hazm të premten.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë në Superligën e Arabisë Saudite i mbushur me yje, do ta mposhte çdo skuadër

Golat nga Robin Quaison dhe Victor Vinicius Santos ndihmuan ekipin e Gerrardit të ngjitej në vendin e dytë në ligë pas liderëve Al-Ahli, të cilët kryesojnë me diferencën e golave.

Kështu, pas vërshëllimës së fundit, skuadra e Al-Ettifaq shënoi fitoren e dytë radhazi me disa festime të në dhomat e zhveshjes.

Në fakt, siç mund ta shihet nga pamjet e videos, Gerrard pati një reagim të pabesueshëm duke ngrit dy gishta.

“Janë vetëm dy ndeshje!”, dëgjohet Gerrard teksa u thotë lojtarëve gjatë hyrjes në zhveshtore.

Megjithatë, ata vazhduan të këndonin dhe të përplasnin tavolinën ndërsa ish-mesfushori i Liverpoolit ngriti një buzëqeshje të hidhur përpara se të duartrokiste dhe të kërcente në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version