Telegrafi

Reagimi i Joshuas në rrjetet sociale pas triumfit të madh ndaj Andy Ruiz

Anthony Joshua. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Anthony Joshua ka triumfuar ndaj Andy Ruiz dhe ka rikthyer titujt e kampionit të botës në peshat e rënda.

Boksieri britanik fitoi pas 12 raundeve me pikë të gjyqtarëve që të tre i dhanë fitoren Joshuas.

30-vjeçari ka rikthyer titujt në kategoritë, WBA, WBO, IBF dhe IBO.

Joshua ka reaguar edhe në rrjetet sociale pas këtij triumfi, derisa ka thënë se zemrat e pastra triumfojnë.

“Shpresa ime është që dikush po e sheh faqen time (të jetës) dhe vendos të mos dorëzohet. Zemrat e pastra fitojnë”, ka shkruar Joshua në rrjetet sociale.

Meçin e radhës britaniku do ta zhvillojë me fituesin e duelit Wilder – Fury. /Telegrafi/