Anthony Joshua ka reaguar rreth fitores së Tyson Furyt ndaj Deontay Wilderit në kuadër të titullit WBC në peshat e rënda.
The Gypsy King e dominoi të gjithë takimin ndaj amerikanit, derisa e nokautoi në raundin e shtatë, për t’i marrë kështu titullin kampion dhe i shkaktori humbjen e parë.
Bashkëkombësi i tij ka reaguar me një foto në llogarinë e tij në Instagram duke shkruar vetëm: “Gladiator”.
Wilder do të ketë kohë prej 30 ditësh që ta riaktivizoi përballjen e tretë më Furyn, por ka edhe një skenë tjetër.
Joshua është duke e kërkuar po ashtu përballjen me bashkëkombësin e tij, në mënyrë që të bëhet kampion i padiskutueshëm në peshat e rënda.
Fury ka bërë të ditur se është i gatshëm që të zhvillojnë trilogjinë me Wilderin, por, këtij të fundit do t’i duhet kohë për t’u rikuperuar nga lëndimet e pësuara. /Telegrafi/