Telegrafi

Reagimi epik i Marcelos pas paraqitjes së jashtëzakonshme të Alphonso Davies kundër Barcelonës

Marcelo i Real Madridut ka reaguar në Instagram për performancën ‘joreale’ të Alphonso Davies kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, ku mbrojtësi bëri njërin nga depërtimet dhe asistimet më të mira të sezonit.

Mbrojtësi i majtë i Bayern Munich, Alphonso Davies pati një paraqitje të jashtëzakonshme kundër Barcelonës në fitoren e ekipit të tije 8-2 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Davis dominoi plotësisht krahun e tij kundër Barcelonës në ndeshjen çerekfinale, duke mbrojtur dhe sulmuar mirë, por edhe duke depërtuar dhe asistuar.

Lexo po ashtu Bayerni i shënoi tetë gola Barcelonës, por të gjithë po flasin për turpërimin që Davies i bëri Messit, Vidalit dhe Semedos

19-vjeçari bëri njërin nga depërtimet më të mira të sezonit, ku dribloi tre lojtarë të Barcelonës për të asistuar në fund për një gol të lehtë për Joshua Kimmich.

Marcelo i Real Madridit tregoi shumë respekt dhe dha lëdata për kanadezin në Instagram duke thënë se Davies i sjell gëzim në sytë e tij.

Lexo po ashtu Klubi nga Championshipi ishte afër transferimit të Alphonso Davies për vetëm tre milionë funte në vitin 2017

“Ju sillni gëzim në sytë e mi kur shoh se jeni duke luajtur djalosh”, ka shkruar Marcelo në Instagram.

Davies u përgjigj duke vlerësuar komplimentet nga braziliani Marcelo. /Telegrafi/