Site icon Telegrafi

Reagimi i Dardanëve pas barazimit zhgënjyes të Kosovës ndaj Andorrës

Tifozët e Përfaqësueses së Kosovës, “Dardanët” janë kujdesur ta ngritin moralin e futbollistëve pas barazimit ndaj Andorrës të martën mbrëma në Prishtinë.

Kosova nuk arriti ta shfrytëzoj terrenin vendas pasi barazoi 1-1 në “Fadil Vokrri” ndaj Andorrës në takimin e vlefshëm për Grupin I në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Ekipi jonë kaloi në epërsi në minutën e 59-të me anë Edon Zhegrovës, i cili shënoi një gol të bukur për 1-0, por pranoi vetëm dy minuta më vonë golin e barazimit me anë të Berto Rosas.

Lexo po ashtu Barazim zhgënjyes i Kosovës ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”

Ky barazim ndaj një ekipe të ‘vogël’ dhe pa pretendime ka zhgënjyer të gjithë në Kosovë, por jo edhe tifozët e ekipit përfaqësues, “Dardanët”.

“Dardanët” janë përkujdesur ta ngritin moralin e ekipit duke thënë se ka beteja tjera për të fituar ndaj nuk duhet të demoralizohemi.

Lexo po ashtu A janë zvogëluar shpresat e Kosovës për kualifikim në Euro 2024? Analizë për situatën në Grupin I

“Nuk duhet të demoralizohemi. Ka beteja tjera për t’u fituar”, shkruan në postimin e Dardanëve në Facebook.

Ndryshe, Kosova luan ndeshjen e radhës të Grupit I në shtëpi ndaj Rumanisë, më 6 qershor. /Telegrafi/

Exit mobile version