Telegrafi

Reagimet e yjeve shqiptarë pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë: Të gjithë krenarë me Xhakën e Shaqirin

Foto: Getty Images

Katër shqiptarët dhe kombëtarja e Zvicrës pas një paraqitje historike kanë mposhtur Serbinë në Kaliningard me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë të Grupit E.

Të entuziazmuar, miliona shqiptarë kanë ndjekur nga ekrani këtë ndeshje të Kampionatit Botëror.

Shumë të emocionuar duket të kenë qenë edhe figurat publike, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë ndarë me ndjekësit momente gëzimi nga fitorja e Zvicrës.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin kryefjala e kësaj loje, të cilët shënuan dy gola fantastikë.

Shumë prej emrave të estradës kanë miqësi të mirë me futbollistët në fjalë, teksa suksesi i kësaj nate bëri që ata të gëzojnë përkrahje të madhe nga miqtë e tyre.

Në vazhdim ju sjellim reagimet e yjeve pas shënimit të golave dhe fitores së Zvicrës në natën e sotme. /Telegrafi/