Telegrafi

Reagimet e fansave joshqiptarë të Taynas kur e dëgjojnë këngën “Bass”

Tayna në klipin e këngës “Bass” (Foto: Instagram/tayna/YouTube/Friends Entertainment)

Muzika e Taynas i ka kaluar kufijtë shqiptarë dhe ajo ka fansa të shumtë nga vendet dhe kombet tjera që i dëgjojnë këngët e reperes.

Disa prej tyre e kanë xhiruar veten dhe reagimet e tyre ndaj projektit më të fundit muzikor të Doruntina Shalës që titullohet “Bass”.

Reperja e ka publikuar një përmbledhje të disa prej reagimeve të fansave të saj të shumtë joshqiptarë.

“Kënaqem duke i shikuar reagimet tuaja. Ju vlerësoj shumë! Ka aq shumë reagime ndaj këngëve të mia prej njerëzve joshqiptarë në YouTube”.

“Dhe më vjen keq që nuk i kam postuar të gjitha, por dua ta dini se ju përcjell. Faleminderit! Jam e lumtur që e pëlqeni muzikën time”, ka shkruar Tayna në përshkrim.

Ndryshe, “Bass” është publikuar më 12 korrik dhe tash, tri ditë pas postimit në YouTube, numëron mbi 2.3 milionë shikime. /Telegrafi/