Site icon Telegrafi

RCC – intervista me qytetarët e Kosovës

Të angazhuar drejt prosperitetit të qytetarëve të Evropës Juglindore, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) del në rrugë për të pyetur qytetarët se si ndihen me jetën e tyre, me perspektivat e tyre në punë apo me mungesën e perspektivës.

“Kjo do të jetë një mundësi për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, për planet e përkushtuara të RCC-së për të ndihmuar drejt krijimit të miliona vendeve të punës deri në fund të dekadës”, thuhet në një kumtesë të RCC-së, duke theksuar se intervistat kanë të bëjnë edhe me atë se sa të kënaqur apo të pakënaqur janë qytetarët me infrastrukturën rajonale, me mundësitë e biznesit etj.

Një instalacion në rrugë me informacione rreth aktiviteteve të RCC-së do të mbahet në Prishtinë ditën e enjte, më 27 nëntor, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, rruga Luan Haradinaj (nga ora 10:00 deri në 16:00).

Ngjarja është parashikuar si një formë e informimit të dyanshëm, ku qytetarët do të kenë mundësinë të shkruajnë mesazhet e tyre në RCC dhe nëpërmjet RCC-së për në qeveritë e tyre përkatëse.

Instalacionet e ngjashme në rrugë tashmë janë zhvilluar në Podgoricë, Tiranë, Shkup dhe janë planifikuar gjatë muajit të ardhshëm në Zagreb, Sarajevë dhe Beograd.

Exit mobile version