Telegrafi

RB Leipzigu refuzon ofertën e lartë të Liverpoolit për Keitan

Sipas “Goal.com”, Liverpooli e ka parë të refuzohet një ofertë prej 65 milionë euro për mesfushorin e RB Leipzig, Naby Keita.

Siç u raportoi për herë të parë nga Bild, Reds dërguan një ofertë të madhe parash, por u hodh poshtë shpejt nga klubi i Bundesligës, i cili mban 22 vjeçarin jashtë tregut.

Lexo po ashtu Keita takon krerët e RB Leipzig, kërkon largimin drejt Liverpoolit

“Ne nuk do të lejojmë që asnjë lojtar kyç të shkojë. Nuk ka asgjë që do të na bëjë të lëvizim”, ka thënë drejtori sportiv i RB Leipzig, Ralf Rangnick, në një konferencë shtypi javën e kaluar.

Keita ishte ndër futbollistët kryesor në udhëheqjen e Leipzigut në vendin e dytë në Bundesligë, duke kualifikuar klubin për Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Liverpooli mendon transferimin e Correas

Jurgen Klopp e ka bërë objektivin kryesor të transferimeve reprezentuesin e Guineas këtë verë, por deri më tani është kundërshtuar në përpjekjet e tij.

Sulmuesi i Romës, Mohamed Salah dhe sulmuesi i Chelseat, Dominic Solanke janë transferimet e vetme të Liverpoolit deri më tani këtë verë, me klubin që kërkon të forcohet edhe më shumë përpara sezonit të Ligës së Kampionëve në 2017-18. /Telegrafi/