Timo Werner po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i RB Leipzig.
Sulmuesi gjerman është futur në vitin e tij të fundit të kontratës me klubin aktual dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.
Werner ka një marrëveshje me Bayernin për t’iu bashkuar kampionëve të Gjermanisë në verën e vitit 2020 si futbollist i lirë.
Por RB Leipzig tani dëshiron ta shes në këtë afat kalimtar të verës për të fituar rreth 30 milionë euro nga shitja e tij.
Mediat gjermane kanë raportuar se Valencia, Roma, Napoli dhe Milan janë skuadrat e interesuara për gjermanin.
Por Bayerni po e monitoron situatën e tij dhe është e gatshme ta mposhtë ofertën e skuadrave tjera për mos ta lejuar largimin e Werner nga Bundesliga.
Roma mbetet favorite, pasi është gati ta përfshijë në marrëveshje sulmuesin çek Patrick Schick për të arritur te gjermani.
23-vjeçari edicionin e kaluar në 37 takime ka shënuar 19 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë. /Telegrafi/