Klubi gjerman, RB Leipzig dëshiron të heqë qafe nënshkrimin e verës, Ilaix Moriba, të cilin ata e konsiderojnë të “papjekur” dhe një gjest i tij thuhet se ka bindur drejtuesit ta largojnë përfundimisht.
Moriba u largua nga Barcelona për skuadrën e Bundesligës në një marrëveshje që kushtoi fillimisht 16 milionë euro 6 milionë euro tjera në bonuse.
Por, nuk duket se bonuset do të arrihen pasi mesfushori i ri nuk ka të ardhme te RB Leipzig.
Sipas gazetës gjermane Bild, RB Leipzig ndihet i penduar që nënshkroi 19-vjeçarin dhe e konsideron atë të tepërt në skuadër.
Leipzig are not happy with Ilaix Moriba, who was signed from Barça in 2021. The German club believe that the player is very immature and they don’t want him to play for the club anymore.
— @BILD pic.twitter.com/eb8agmVTP4
— Barça Universal (@BarcaUniversal) March 25, 2022
Ai bëri vetëm dy paraqitje në Bundesligë dhe nuk ishte i preferuar nga Jesse Marsch, tani trajneri i Leeds United dhe as nga menaxheri aktual Domenico Tedesco.
Ky i fundit e dërgoi atë në huazim te Valencia në muajin janar, ku ka luajtur shtatë herë në të gjitha garat.
Klubi gjerman e cilëson lojtarin si të ‘papjekur’ dhe dëshiron ta heq qafe edhe shkaku i një ndodhie sa ishte pjesë e tyre në gjysmën e parë të sezonit.
Drejtuesit e RB Leipzig u tronditen kur Moriba iu kishte kërkuar fizioterapeutëve të klubit t’i sillnin rrush gjatë një seance masazhi.
BILD in Germany claim that RB Leipzig regret signing Ilaix Moriba & will look to sell him in the summer.
They even claim that he made the physios bring him grapes during massages, something that the club found surreal. pic.twitter.com/5bVfbwBUJ6
— total Barça (@totalBarca) March 26, 2022
Leipzig synon ta largojë mesfushorin nga Guinea sa më shpejt që është e mundur dhe Barça ka të drejtë në 10 për qind të tarifës shkaku i një klauzole gjatë shitjes.
Ndryshe, Moriba hyri në ekipin e parë të Barçës në fund të sezonit 2020/21, duke u paraqitur 18 herë, por kërkoi mbi 100 mijë euro në javë për kontratën e re dhe kjo çoi në kritika publike nga trajneri Ronald Koeman dhe më vone lojtari u hoq nga skuadra e parë dhe rezervë, përpara se të largohej përfundimisht. /Telegrafi/