Telegrafi

RB Leipzig e rrit ofertën për Ilaix Moriban

Ilaix Moriba ka vendosur përfundimisht të largohet nga Barcelona.

Mesfushori i talentuar është bërë çështje në Camp Nou, pasi është futur në vitin e fundit të kontratës me katalunasit.

Kontrata e tij me Barcelonën ka mbetur edhe 12 muaj, derisa ai nuk ka pranuar të rejën që i është ofruar nga klubi.

RB Leipzig është skuadra më e interesuar për lojtarin, pasi ka ofruar pesë milionë euro fillimisht, por kjo ofertë është refuzuar nga Barcelona.

Skuadra gjermane e ka rritur ofertën në tetë milionë euro, por sipas mediave spanjolle edhe këtë ofertë e ka refuzuar gjiganti katalunas.

Gjiganti katalunas janë të vendosur që mos të pranojnë asnjë ofertë nën 15 milionë euro për talentin spanjoll.

Moribës i është bërë e qartë nga klubi, se nëse nuk rinovon do të mbetet pa luajtur ndeshje për një vit, vetëm se do të stërvitët me Barcelonën B./Telegrafi/