Telegrafi

Ratifikimi i demarkacionit mund të shtyhet pas pushimeve

Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ka gjasa të bëhet pas pushimeve verore të Kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë për “Epokën e re” se, sipas parashikimeve të tij, është vështirë që kjo marrëveshje të ratifikohet në Kuvend para pushimeve verore, duke e pasur parasysh kohën dhe procedurat që mund të dalin rreth kësaj çështjeje.

Pos kundërshtimit opozitar, tashmë edhe deputetë të dy partive në pushtet janë duke bërë thirrje që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi të rishikohet dhe të mos ratifikohet versioni aktual.