Këngëtarja e popullarizuar, Dafina Zeqiri, sot (14 prill) feston 31 vjetorin e lindjes së saj. Ajo vazhdon të jetë gjithnjë e më e pëlqyer, gjë që e frymëzon të angazhohet sa më shumë në projekte muzikore.
Ditën e martë profili i saj në Instagram ka qenë i mbushur me urime nga familjarët, si edhe nga kolegët dhe figurat publike.
Por, një urim të veçantë Dafina e ka marrë nga DJ i saj, i cili e ka shoqëruar me një fotografi, ku ata shihen buzë detit duke shijuar rrezet e diellit.
“Në këtë ditë të veçantë, ngre dolli për ty dhe jetën tënde”, ka shkruar DJ Geek në mbishkrimin e fotografisë.
Në mediat rozë tash e një kohë po aludohet se dyshja janë në lidhje dashurie. Edhe vet Dafina më parë ka postuar një fotografi ku ata shihen të përqafuar, e cila tashmë nuk gjendet në rrjetin e saj social Instagram. /Telegrafi/