Kamerat e sigurisë të sekuestruara nga policia kanë mundësuar kapjen e autorit që vuri sasinë e eksplozivit në dyqanin e kozmetikës në Tiranë mesnatën e djeshme.
Burime bëjnë me dije se autori ka ardhur në këmbë, ka vënë eksplozivin përpara derës së biznesit dhe është larguar po në këmbë.
Policia ka sekuestruat edhe kamera të bizneseve përqark zonës për të parë lëvizjet e autorit, që sipas të dhënave nga këqyrja e kamerave për të mbuluar fytyrën ka pasur një kapuç.
Pronarja e biznesit ka deklaruar qe s’ka konflikte me njeri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 dhe ka pasur vetëm dëme materiale. /Telegrafi/