Telegrafi

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Kosova sot është tronditur nga një rast tragjik që ndodhi në qytetin e Pejës, ku bashkëshorti dyshohet se ka privuar nga jeta me armë zjarri, gruan e tij.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se të gjithë si shoqëri do të duhet që ta ndalojmë këtë femicid i cili po e shkatërron shtetin tonë.

Lexo po ashtu Vritet një grua në Pejë

“Fatkeqësisht sot jemi zgjuar me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet me çdo kusht dhe mënyra e vetme për ta ndalur atë është në çoftë se ri zgjohemi të gjithë si shoqëri, si shet e si komb”, ka deklaruar Osmani.

Presidentja ka shtuar se duhet të ri zgjohemi në këmbë sepse nuk kemi jetë vajzash e grash për të humbur.

Lexo po ashtu Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

“Prandaj ju bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë dhe të drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi baza gjinore i cili siç e përmenda po e njollosë shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda. E kemi detyrë që ta luftojmë këtë fenomen dhe ti mbrojmë vajzat e gratë dhe qytetarët”, ka thënë ajo. /Telegrafi/