Ditën e djeshme (e mërkurë) u bë virale një video që ndodhi në një shtëpi private të të moshuarve në Pejë.
Të shumta qenë reagimet në rrjet që dënuan sulmin e ushtruar nga disa infermiere ndaj një të moshuare.
E për këtë ka reaguar edhe tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj.
Ai thekson se secili që ka pasur një rast të tillë në familje që kishin nevojë për asistencë, e ndjejnë thellë dhimbjen e përuljen që vajzat i bënë zonjës.
Lahaj tutje thekson se ky është një shembull se si rinia në ditët e sotme kanë dalë jashtë kontrollit.
Postimi i plotë i Lahajt (pa ndërhyrje):
“Për krejt ne që jemi sfiduar me prind të cilët e kanë pasë nevojën për asistencë dhe kujdes gjatë pleqërisë së tyre, e ndjejmë thellë dhimbjen, fyerjen, përuljen, nënçmimin, e degjenerimin që Aurona Pelaj i bëri zonjës e families së saj, të afërmve e të gjithë ne.
Përdhunimi mbi prindërit, gjyshërit e të parët tanë, është akti më makabër që dikush mund ta bëj duke pas parasysh sfidën jetësore që kanë pas me skamjen, regjimet historike, e po ashtu kontributin që kanë dhënë për kombin.
Ajo që më shqetëson edhe më shumë është se sa me sportivitet e kishte këtë ngjarje i gjithë stafi i asaj shpie e të moshuarve në Pejë.
Njerëz të mirë Aurona është një shembull se sa shumë rinija po na del jashtë kontrollit, si pasojë e humbjes së respektit në familje, ndaj prindërve, gjyshërve, anashkalimi i edukatës në shtëpi, humbja e traditës se shenjët shqipëtare, e respektit ndaj më të moshuarve.
Sonte do lutem për të përdhunuaren, që kjo të mos jetë traumë e pa rikuperuar, njëherë i kërkoj falje në emrin e të gjithë neve si shoqëri për nivelin ku kemi rënë, e Aurones i uroj që prindërit e saj të mos bijnë kurrë në duart e një injoranteje të degjeneruar si vet ajo”. /Telegrafi/