Site icon Telegrafi

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, Mozzik me një kërkesë për Albulena Haxhiun: Bëjeni një vendim të ri që të parandalohen këto raste

Kosova u tronditë nga rasti i dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, ndërsa të shumta kanë qenë reagimet nga emra të njohur që përmes rrjeteve sociale kanë dënuar aktin tmerrues.

Së fundmi, edhe reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik ka bërë disa postime në InstaStory, ndërsa ka bërë thirrje ndaj femrave që të denoncojnë rastet e dhunës, kërcënimet dhe presionet që iu bëhen.

“Të gjitha femrat që kanë kërcënime, që kanë presion e që dhunohen nga meshkujt, lajmërohuni, denonconi mos u frikësoni! Lajmëroni mos të ua ndien hiç. Edhe për çdo fjalë ngacmuese që merrni lajmëroni institucionet”, ka shkruar reperi.

Foto: Mozzik/Instagram

Tutje, Mozzik ka bërë një tjetër status ku ka bërë thirrje për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të ndërmarrë vendime që i parandalojnë rastet e tilla.

Lexo po ashtu Mozzik u bën thirrje femrave që të denoncojnë rastet e dhunës dhe kërcënimeve: Lajmëroni edhe fjalët ngacmuese që merrni në rrugë

“E nderuara Ministre. Të lutem për hir të fëmijëve tanë, për hir të fëmijëve tuaj! Bëjeni një vendim të ri, bëni diçka që të paktën të parandalohen këto gjëra! Ti je vet nënë dhe Zoti t’i ruajt fëmijët gjithmonë! Përkrahja jote për popullin duhet të bëhet pikërisht sot/nesër/pasnesër!”, ka shkruar Mozzik.

Foto: Mozzik/Instagram

Theksojmë që gjatë ditës së sotme (e mërkurë) një numër i madh i qytetarëve kanë protestuar në Prishtinë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave. /Telegrafi/

Exit mobile version