Në mesin e shumë emrave të njohur që kanë reaguar ndaj rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë është edhe këngëtarja Filloreta Raçi-Fifi.
Artistja nga Ferizaj ka thënë se të gjithë ata që merren me jetë e saj private, do të duhej të merreshin me raste më të mëdha, siç janë rastet e dhunimit.
“I bëj thirrje të gjithë atyre që janë marrë më mu merruni me çështje më të mëdha si përdhunimi i vajzave të mitura”, ka shkruar Fifi fillimisht.
Me pas, krijuesja e hiti “Diel” ka kërkuar që krahas protestës që është paralajmëruar të mbahet nesër (e mërkurën) në Prishtinë, një e tillë të organizohet edhe në Tiranë.
Fifi arriti që të bëjë thirrje për protestën dhe tashmë një e tillë është paralajmëruar që të mbahet nesër (e mërkurë) në sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë me fillim nga ora 18:30.
“Solidaritet me Prishtinën, për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale, sheshi “Nënë Tereza” e mërkurë, 31 gusht, ora 18:00”, shkruhet në paralajmërimin që tashmë ka nisur të shpërndahet nga të famshëm shqiptarë në rrjete sociale. /Telegrafi/