Telegrafi

Rasti i Antoine Griezmann, sikurse ai i Philippe Mexes – Roma mori gjobë të majme, por ia arriti qëllimit

Barcelona dhe Atletico Madridi, janë në ‘luftë’ mes vete për Antoine Griezmann, ndërsa rasti i tij ngjan me atë të vitit 2004, kur Roma kishte nënshkruar Philippe Mexesin nga Auxerre.

Los Colconeros kanë bërë ankesë formale në FIFA, ku sipas tyre Barcelona po negocion me lojtarin pa lejën e tyre.

Lexo po ashtu Atletico Madridi ankohet për Barcelonën në FIFA, arsyeja është Griezmann

Griezmann ka rinovuar me Atletin deri në qershor të vitit 2022 dhe për këtë klubi nga Madridi, ka kritikuar Barcelonës, pasi ka marrëveshje afatgjate me lojtarin.

Griezmann, objektivi i madh i Barcelonës /Getty Images)

Mexes nënshkroi për Romë pa autorizimin e Auxerre dhe klubi francez i raportoi italianët te FIFA, ku pastaj Roma mori një gjobë prej 8 milionë euro, dhe u ndalua të blejë lojtarë për dy afate kalimtare.

Lexo po ashtu Barcelona mohon bisedimet me Griezmannin

Po ashtu lojtari iu dha një sanksion prej gjashtë javësh.

Philippe Mexes kur luante te Roma /Getty Images)

Roma u ankua në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS), dhe dënimi për mbrojtësin u tërhoq, ndërsa gjoba u zvogëlua në 7 milionë euro.

Tashmë mbetet të shihet se a do të kalojë Griezmann te Barcelona në afatin kalimtar veror. /Telegrafi/