Barcelona dhe Atletico Madridi, janë në ‘luftë’ mes vete për Antoine Griezmann, ndërsa rasti i tij ngjan me atë të vitit 2004, kur Roma kishte nënshkruar Philippe Mexesin nga Auxerre.
Los Colconeros kanë bërë ankesë formale në FIFA, ku sipas tyre Barcelona po negocion me lojtarin pa lejën e tyre.
Griezmann ka rinovuar me Atletin deri në qershor të vitit 2022 dhe për këtë klubi nga Madridi, ka kritikuar Barcelonës, pasi ka marrëveshje afatgjate me lojtarin.
Mexes nënshkroi për Romë pa autorizimin e Auxerre dhe klubi francez i raportoi italianët te FIFA, ku pastaj Roma mori një gjobë prej 8 milionë euro, dhe u ndalua të blejë lojtarë për dy afate kalimtare.
Po ashtu lojtari iu dha një sanksion prej gjashtë javësh.
Roma u ankua në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS), dhe dënimi për mbrojtësin u tërhoq, ndërsa gjoba u zvogëlua në 7 milionë euro.
Tashmë mbetet të shihet se a do të kalojë Griezmann te Barcelona në afatin kalimtar veror. /Telegrafi/