Site icon Telegrafi

Rastet e reja me coronavirus sipas komunave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), ka njoftuar se në 24-orët e fundit në vendin tonë nga coronavirusi kanë humbur jetën edhe nëntë pacientë, dhe janë regjistruar 486 raste të reja.

Nga rastet e fundit më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 165 raste, transmeton Telegrafi.

Pastaj, komuna Gjilan 79 raste, komuna Prizren 32 raste.

Komuna Podujevë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 27 raste, komuna Ferizaj 23 raste, komuna Pejë 21 raste.

Lexo po ashtu Nëntë të vdekur dhe 486 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

Komuna Gjakovë 17 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Suharekë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Kamenicë 9 raste.

Komuna Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Deçan 5 raste.

Komuna Drenas 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë dhe Skenderaj.

IKSHPK njofton se rate aktive janë 4 mijë e 317, derisa ka lutur qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit./Telegrafi/


Exit mobile version