Kontinetni i Amerikës ka qenë ndër destinacionet më të preferuara të këngëtarëve të estradës këto muajt e fundit.
Nëse vërejmë me vëmendje në rrjetet sociale, nga muaji tetor e deri në fundvit, thuajse shumica e reperëve dhe këngëtarëve kanë vizituar New York-in.
Së fundmi ishte Majk, ai i cili përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se kaloi disa dirë pushimi në kontinentin e largët, teksa së fundmi drejt Amerikës janë nisur edhe Ledri me Capital T.
Ata kanë publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ku shihen teksa shëtisin nëpër lokacione të ndryshme në New York, teksa në fotografinë e fundit të Kapos në Instagram, kemi pasur mundësinë ta shohim, gjersa është takuar me Ledrin.
Të dy kanë treguar se janë miq të mirë, gjersa rrallë herë janë parë të takohen ndonjëherë mes vete në Prishtinë, ndërsa kanë gjetur kohën për tu takuar në New York.
Në fotografinë e publikuar, ata shfaqen nën shoqërinë e një miku të tyre të përbashkët, i cili duket të ketë qenë rastësia që ka takuar ata të dy mes vete. /Telegrafi/