Telegrafi

Rashkaj për miqësoren ndaj Gjibraltarit: Një ndeshje miqësore për t’u përgatitur me Malin e Zi

Anel Rashkaj është deklaruar para miqësore që Kosova do ta zhvillojë ndaj Gjibrlatarit.

Anëtari i ‘Dardanëve’ ka thënë se kjo miqësore do t’i ndihmojë lojtarët të luajnë më shumë mes vete, por edhe ata që nuk kanë luajtur te skuadrat e tyre, derisa ka folur edhe për Malin e Zi.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe ka lojtarë që nuk kanë luajtur me skuadrat e tyre, por që do të kenë mundësi të luajnë ndaj Gjibrlatarit”

“Mendimi im është që të jemi të fokusuar për çdo situatë. Ka ndeshje që kam luajtur vetëm pesë minuta, por ka ndeshje që kam luajtur më shumë, por e rëndësishmja është që ta ndihmoj skuadrën.

“Takimi me Malin e Zi? Pikë së pari duhet të jemi të kujdesshëm dhe të luajmë lojën tonë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm në çdo ndeshje, kjo është pika kryesore. Nuk mendoj se do të jetë një ndeshje e lehtë, duhet të luajmë si kundër Anglisë”, ka thënë më tej Rashkaj.

Kosova dhe Gjibraltari do të luajnë nesër nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ e që do të jetë një miqësore për t’u përgatitur për ndeshjen ndaj Malit të Zi në Euro 2020. /Telegrafi/