Site icon Telegrafi

Rashiq tregon se si u sulmuan njerëzit e partisë së tij nga kandidati për deputet i Listës Serbe

Nenad Rashiq nga Partia Progresive e Serbëve në Kosovë gjatë intervistës për “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, në Telegrafi.com, ka dhënë detaje edhe për sulmin që iu bë në Shtërpcë kandidatit të partisë së tij nga deputeti i Listës Serbe.

“Parmbrëmë në një vend që policia e ka treguar në raportin e saj, në restorantin “Kapra” kandidati për deputet nga Lista Serbe që ishte edhe deputet në legjislaturën e  e fundit e që ishte edhe deputet në legjislaturën  e fundit. Po e potencoj ai ka qenë edhe këshilltar i Thaçit që është edhe vëllai i kryetarit aktual të Shtërpcës. Ata kanë qenë një grup prej 10-15 vetave që i përkisnin një partie, derisa nga partia ime kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve është aprovuar tashmë për komisioner në zgjedhjet e 14 shkurtit në Shterpcë. Pa asnjë justifikim kandidatët tonë janë sulmuar”, tregon Rashiq.

Rashiq ka treguar më tej se sulmuesi ka sharë bashkë partiakët e tij duke i etiketuar edhe se po punojnë për shqiptarët.

Ish-deputeti serb i Kuvendit të Kosovës thotë se të sulmuarit kanë lajmëruar policinë dhe se tashmë kanë filluar hetimet.

“Mirëpo raporti nuk është shkruar drejtë pasi që ish-deputeti Branisllav Nikoliq nuk është përfshirë në këtë hetim edhe pse ai ishte inicuesi i problemit”.

Rashiq thotë se rasti është shumë serioz dhe sipas tij është shumë e rëndë që në të është i përfshirë edhe nja kandidatë për deputet./Telegrafi/

Lajme të ndërlidhura

Kandidati për deputet nga Lista Serbe, Branisllav Nikolliq – rrah aktivistin e Iniciativës Qytetare, Goran Vasileviq në Shtërpcë – Telegrafi

Exit mobile version