West Ham United shpreson të mposht Liverpoolin në garën për të nënshkruar me yllin e Werder Bremenit dhe Kosovës, Milot Rashica.
Sulmuesi i talentuar vushtrrias ka shkëlqyer viteve të fundit dhe po kërkohet nga disa klube të mëdha evropiane.
Interesimi më i madh për Rashicën thuhet se vjen nga Liga Premier, ku e duan disa skuadra.
Sipas mediumit gjerman Der Spiegel, 23-vjeçari mund të preferonte një transferim te West Hami para Liverpoolit.
Kjo është për shkak se Liverpooli ka yje si Sadio Mane dhe Mohamed Salah që luajnë në pozicionin e tij, gjë që do të shkurtonte paraqitjet e tij.
Ai më mirë do të lëvizte diku ku mund të marrë rregullisht futbollin e skuadrës së parë.
Rashica ka 23 gola dhe 11 asistime në 64 ndeshjet me Werder Bremenin, ndërsa ai vlerësohet rreth 35 milionë euro. /Telegrafi/