Siç duket aventurës së Milot Rashicës te Vitesse i ka ardhur fundi.
Është klubi holandez që e pranon se lojtari ka munguar në stërvitjen e fundit me skuadrës, pasi është duke punuar për transferimin e tij.
Milot Rashica ontbreekt op de training van #Vitesse. De vleugelaanvaller richt zich op een transfer ⚽️
— Vitesse (@MijnVitesse) January 30, 2018
Klubi nuk ka dhënë më shumë detaje, por që sipas medieve holandeze lojtari pëlqehet nga klube si Hannover 96, Newcastle United, Napoli, AC Milan, Udinese, VfB Stuttgart and SC Freiburg.
Edhe gazetari Stef de Bont, që përcjellë nga afër Vitessen për gazetën Voetbal International, ka zbuluar interesimin nga një klub gjerman.
“Menaxheri i lojtarit, Altin Lala dhe drejtori teknik Marc van Hintum kanë luajtur së bashku në Gjermani. Në fillim të këtij muaji kishte interesim nga Bundesliga për Rashican”, ka shkruar De Bont
Klubi e ka gjetur edhe zëvendësimin e lojtarit, pasi ka nënshkruar me 18 vjeçarin Mitchell van Bergen.
Rashica ka kaluar te Vitesse në vitin 2015 nga Kosova e Vushtrrisë. Për klubin holandez ai ka luajtur 98 ndeshje duke shënuar 15 gola.
Anësori është pjesë e Përfaqësues së Kosovës dhe njëri ndër lojtarët kryesor. /Telegrafi/