Real Madridi po e kërkon zëvendësuesin e Karim Benzemas për afatin e janarit, pasi Luka Jovic ka dështuar ta tregojë vetën.
Sulmuesi serb u transferua në këtë verë që shkoi nga Eintracht Frankfurti, mirëpo Los Blancos me shumë gjasë do ta lejojnë largimin e tij në fund të këtij sezoni.
Sipas mediave spanjolle, Real Madridi po tenton ta transferojë Marcus Rashfordin nga Manchester United.
Zinedine Zidane është i vendosur që ta përforcojë qendrën e sulmit, derisa sulmuesi anglez ka kohë që po kërkohet nga madrilenët.
Rashford deri më tani ka shënuar gjashtë gola në 12 paraqitje në Ligën Premier, e që Reali është i gatshëm që të paguajë mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij.
Anglezi thuhet se është i gatshëm që të kalojë në Santiago Bernabeu, mirëpo duhet të pres për marrëveshjen në mes të dyja klubeve. /Telegrafi/