Telegrafi

Rashford në prag të rinovimit me Unitedin

(Foto: Getty)

Marcus Rashford është një hap rinovimit të kontratës me Manchester Unitedin – bën të ditur Fichajes.

Sulmuesi anglez ka edhe një vit në kontratën e tanishme, mirëpo nuk e ka në plan të largohet nga Old Traffordi.

Përkundër spekulimeve për largimin e mundshëm gjatë verës, 25-vjeçari është i vendosur që të vazhdojë me Djajtë e Kuq.

Lexo po ashtu Si do të dukej tabela e Ligës Premier këtë sezon nëse do hiqej golashënuesi më i mirë nga secili klub

Bisedimet ndërmjet klubit dhe futbollistit janë ndërprerë në javët e fundit duke i alarmuar klubet, si Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini, të cilët janë të interesuar për shërbimet e tij.

Megjithatë, ndërhyrja e tyre do të ndodhë vetëm në rast se dëshotjnë negociatat me Unitedin. /Telegrafi/