Telegrafi

Elbasan Rashani shpërthen me dy gola në Superligën e Turqisë

Elbasan Rashani ka shpërthyer në Superligën e Turqisë, duke shënuar dy gola për skuadrën e tij Erzurumspor.

27-vjeçari ia solli fitore si mysafir me rezultat 3-2 2 ndaj Denizlispor, një duel për mbijetesë në elitën e futbollit turk.

Sulmuesi i Kosovës u fut në fushë në minutën e 56-të, kur vendasit po fitonin 2-1.

Rashani përmbysi gjithçka me golat e realizuar në (79′) dhe (86′).

Të parin e gjeti pas kombinimeve të bukura me Karakullukcu, ndërsa goli i fitores erdhi pasi një lëvizje të bukur në zonë.

Këto ishin dy golat e parë me ekipin turk për Rashanin, i cili la norvegjezët e Odds BK në ditët e fundit të muajit janar për të vijuar karrierën tek BB Erzurumspor.

Për Denizlispor u paraqit Veton Tusha në minutat e fundit të ndeshjes. /Telegrafi/