Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij.
Lideri i elitës së futbollit Rosenborg zhvilloi një ndeshje fantastike si vendas përballë Sarsborg duke shënuar fitore 5:2.
Rashani u inkuadrua në lojë në 10 minutat e fundit të ndeshjes por aq i mjaftuan për të treguar paraqitje të mirë.
Në fund të ndeshjes Elbasani shënoi edhe golin e fundit në këtë takim për 5:2.
Kujtojmë që Rashani ka qenë deçiziv edhe në dy ndeshjet e fundit të Kosovës, duke shënuar fillimisht në barazimin ndaj Shqipërisë 2:2, pastaj edhe në fitoren 2:0 ndaj Ishujve Faroe. /Telegrafi/