Site icon Telegrafi

Rashani nuk ia del për ndeshjet e muajit mars: Bëra maksimumin, do të jem tifozi më i zjarrtë i Kosovës

Elbasan Rashani do të jetë mungesa e madhe e Kosovës në dy ndeshjet e para të kampanjës kualifikuese për Euro 2024.

Një nga futbollistët më të rëndësishëm të Dardanëve nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për dy sfidat e muajit mars.

Ditë më parë vushtrriasi tha për Telegrafin se po bën të pamundurën për tu rikthyer, por ai ka humbur edhe sfidën e sotme në Ligue 1 me Clermontin përballë Montpellier.

E përkundër që ka bërë maksimumin ai nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm dhe kësisoj do të jetë mungesa e madhe e Kosovës për dy sfidat ndaj Izraelit dhe Andorrës.

Lexo po ashtu Rashani i lënduar, por po bën të pamundurën për ndeshjet e muajit mars: Javë vendimtare, dua me çdo kusht ta ndihmoj Kosovën

Në një prononcim ekskluziv për Telegrafin, Rashani ka konfirmuar se fatkeqësisht nuk do të udhëtoj drejt Kosovës.

“Më vije shumë keq pasi kam bërë maksimumin për të qenë gati për ndeshjet e Kosovës, por fatkeqësisht nuk ia kam dalë të jem i gatshëm as për ndeshjen ndaj Montpellier e as për sfidat me Kosovën”

“I uroj suksese shokëve të Kombëtares dhe jam i bindur që mund t’i marrin gjashtë pikë në dy ndeshjet e para”, u shpreh Rashani për Telegrafin.

29-vjeçari ka thënë se do të jetë tifozi numër një i bashkëlojtarëve të tij në sfidat ndaj Izraelit dhe Andorrës.

“Do të jem tifozi i tyre më i madh gjatë këtyre sfidave dhe uroj me gjithë zemër që të marrim maksimumin e pikëve dhe të kemi një nismë të mbarë për kualifikimet e evropianit”, përfundoi Rashani.

Mbetet të shihet nëse trajneri i Kosovës, Alain Giresse do të ftojë ndonjë futbollist tjetër për ta zëvendësuar Rashanin e lënduar. /Telegrafi/ 

Exit mobile version