Telegrafi

Raporton burrin e zhdukur nga fundi i janarit – tri raportime në 24 orët e fundit në Polici për zhdukjen e familjarëve

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë raportuar tre persona të zhdukur në Kosovë.

Personat e zhdukur janë raportuar në Prishtinë, Podujevë e Fushë Kosovë.

Prishtinë 29.01.2024 – 10:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar.

Podujevë 17.02.2024 – 23:30. Raportohet se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.

Fushë Kosovë  15.02.2024 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar.  /Telegrafi/