Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj dhe njëkohësisht është duke i bërë presion që në gjykatë të dëshmojë në favorin e të dyshuarit.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:00 në Podujevë.
Tutje thuhet se e konsultim me prokurorin dhe më dëshirën e saj viktima është dërguar në strehimore.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike ndaj saj njëkohësisht është duke i bërë presion që në gjykatë të dëshmojë në favorin e të dyshuarit. Me konsultim me prokurorin dhe me dëshirën e saj, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/