Samuel Umtiti thuhet se ka refuzuar kalimin te Arsenali në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Mbrojtësi francez raportohet se nuk e dëshironte largimin në Camp Nou, duke refuzuar ofertën e The Gunners.
Afati i transferimeve në Angli përfundoi në ora 00:00 mbrëmë, derisa Le Parisien ka zbuluar se Topçinjtë tentuan transferimin e fituesit të Kupës së Botës.
Mirëpo, 26-vjeçari nuk ishte i interesuar të largohej nga Barcelona edhe pse më shumë po qëndron në bankën rezervë.
Umtiti refuzonte madje të dëgjonte ofertën e Arsenalit, duke bërë të ditur se ndihet mirë te Blaugranasit.
Duke se mbrojtësi do të tentojë t’i kthejë gjërat në aspektin pozitiv deri në fund të sezonit, para se katalunasit të vendosin për shitjen e tij. /Telegrafi/