Site icon Telegrafi

Raportohet se Neymar do t’i bashkohet Barcelonës, porsa Dembele të kalojë te PSG

Neymar Junior do të rikthehet në Barcelonë këtë verë menjëherë pasi të përfundojë transferimi i Ousmane Dembele te Paris Saint-Germain, raporton Mabkhout Al-Marri – gazetari i parë që raportoi për kalimin e Lionel Messit te Inter Miami.

Edhe pse ky raportim rreth brazilianit është e vështirë të besohet, sulmuesi hyri në Instagramin e tij për të bërë një ndryshim të rëndësishëm sot.

Lojtari ka fshirë nga profili i tij në Instagram pjesën që e e kishte: ‘Lojtar i PSG’së”.

Lexo po ashtu Neymar iu ofrua Barcelonës, katalunasit e refuzuan atë për dy arsye

Barcelona thuhet se po mendon të nënshkruajë një sulmues për të zëvendësuar Dembelen, por media të shumta kanë emëruar Bernardo Silva si njeriun që ata e synojnë.

Ndërsa Neymar nuk tingëllon si një lojtar që Barca është e gatshme të nënshkruajë ose madje mund ta përballojë, qëllimi i brazilianit për t’u rikthyer në klub tashmë është dokumentuar.

Braziliani shënoi 18 gola dhe 17 asistime në 29 ndeshje për PSG-në sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version