Site icon Telegrafi

Raportohet se De Ligt do të prezantohet te Juventusi në javën e ardhshme

Matthijs de Ligt do të kalojë nga Ajaxi te Juventusi në këtë verë për një shumë rreth 74 milionë euro, derisa prezantimi i tij pritet të ndodhë në javën e ardhshme

Kapiteni i skuadrës holandeze raportohet se do të përfitojë rreth 156 mijë euro pagë në javë, që në sezon i bie të përfitojë 8.2 milionë euro.

Corriere dello Sport ka raportuar se marrëveshja tashmë ka përfunduar, ndërsa në javën e ardhshme do të ndodhë prezantimi i tij në Allianz Stadium, e që do të jetë blerja e dytë më e shtrenjtë pas Cristiano Ronaldos.

Matthijs de Ligt (Foto Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Zonja e Vjetër do të aktivizohet menjëherë pas transferimit të 19-veçarit, duke i vendosur një klauzolë rreth 156 milionë euro, në mënyrë që ta blindojë largimin e tij.

Lexo po ashtu De Ligt thuhet se ka nënshkruar një kontratë marramendëse me Juventusin

De Ligt ishte vendimtar për Ajaxin në sezonin e kaluar, madje edhe shënoi golin e fitores ndaj torinezëve në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por më pas u eliminuan nga Tottenham Hotspuri.

Besohet se mbrojtësin e talentuar për të kaluar në Torino e bindi pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, në finalen e Ligës së Kombeve që u zhvillua në mes të Portugalisë dhe Holandës. /Telegrafi/

Exit mobile version