Policia në Roterdam tha të enjten se një numër i paspecifikuar njerëzish ishin vrarë në dy incidente me të shtëna në qytet, një prej të cilave në Qendrën Mjekësore Erasmus të qytetit.
“Dy incidentet e të shtënave në Roterdam kanë rezultuar me viktima. Fillimisht do të informojmë familjen dhe të afërmit dhe do të shpjegojmë më vonë”, ka thënë policia e qytetit në një deklaratë në rrjetet sociale, përcjell Telegrafi.
Ky reagim i policisë vjen pas raportimeve se dy persona u plagosën në Holandë pasi një burrë me veshje ushtarake hapi zjarr në një shtëpi dhe një spital në Roterdam, tha policia.
https://x.com/POL_Rotterdam/status/1707417479956353362?s=20
Policia e Roterdamit theksoi në X, i njohur më parë si Twitter, rreth orës 16:30 me orën lokale se një burrë, 32 vjeç, ishte arrestuar.
https://twitter.com/i/status/1707405432224973143
“Roli i tij i mundshëm dhe përfshirja në incidentet e të shtënave është duke u hetuar”.
🔥 DRINGEND: Enorme brand uitgebroken in een lokaal van #ErasmusMC! Beelden zijn schokkend 🎥.
Hulpdiensten zijn ter plekke. Blijf uit de buurt en zorg voor elkaar, #Rotterdam!
Erasmus MC pic.twitter.com/OW0NS3uh7u
— Dr. Avinash Dinmohamed (@ADinmohamed) September 28, 2023
Policia ka shtuar se nuk kishte të dhëna për ndonjë sulmues tjetër. /Telegrafi/