Simone Zaza thuhet se ka refuzuar kalimin te Interi para se të mbyllej afati kalimtar.
Nerazzurët kishin disa opsione për të transferuar një sulmues, e që në mesin e tyre ishte edhe ish-anëtari i Juventusit.
Zaza u kërkua me ngulm nga Antonio Conte që kishte edhe disa opsione të tjera, në mesin e tyre edhe Olivier Giroud.
Sulmuesi francez e dëshironte kalimin në Giuseppe Meazza, por nuk mund të thuhet një gjë e tillë edhe për italianin.
Zaza ishte në dijeni se ribashkimi me Antonio Conte nuk do të ishte i mirë, shkaku që do të qëndronte më shumë në bankën rezervë.
Kështu, italiani vendosi të qëndronte te Torino deri në fund të këtij sezoni, derisa tenton të kalojë te ndonjë skuadër më e madhe. /Telegrafi/