Telegrafi

Raportin për demarkacionin, Haxhiu e quan të porositur

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi do të zhbëhet, pasi, siç ka shkruar ajo, Kosova nuk ka territor për të falur.

“Të anashkalosh ekspertët vendas dhe të angazhosh ca diplomatë për vlerësimin e vijës kufitare me Malin e Zi, kjo ndodh vetëm tek ne! Të coptojnë gjithandej dhe pastaj të thonë “është e ligjshme”! Nëse Malit të Zi i janë falë mbi 8.000 hektarë, merreni me mend çfarë do të na bëjnë me demarkacionin me Serbinë, nëse i tolerojmë!! Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi do të zhbëhet sepse ne NUK kemi territore për të falur! Rezultatet e porositura nuk na zmbrapsin!”, ka shkruar Haxhiu.