Komedianët izraelitë janë tallur me raportimet e BBC-së sa i përket bombardimit të spitalit Al-Ahli në Gazë, pasi televizioni britanik është kritikuar mjaft nga izraelitët lidhur me mbulimin që i kishin bërë kësaj ngjarje.
Në një shou satirik, një prezantuese e rreme e BBC-së dëgjohet duke thënë: “Mirëmbrëma nga Londra, ja disa lajme nga lufta në Gazë”, transmeton Telegrafi.
Në hapësirën e dedikuar për titra dhe me logon BBC News shkruante: “Izraeli bombardoi spitalin dhe vrau 500 person”, dëgjohet duke thënë aktorja që luan rolin e prezantuese – ku ndër tjera thekson: “Izraeli bombardoi spitalin duke vrarë qindra njerëz të pafajshëm”.
Ajo më pas tund kokën dhe ia bën me dije një personi prapa kamerave që të “rrit numrin e të vrarëve”. Menjëherë në titra numri i të vrarëve ndryshon në 750, duke thënë aktorja se tani është “shumë më mirë”.
Sikur kjo të mos mjaftonte, në ekran shfaqet kinse korrespondenti i BBC-së për Lindjen e Mesme, Harry Whiteguilt i cili thotë: “Mirëmbrëma Rachael nga kolonizimi ilegal i Tel Avivit”.
“Zyrtarët izraelitë kanë mohuar bombardimin e spitalit, por ne kemi videon që tregon se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë”, shtoi ai. /Telegrafi/
Just to highlight how much of a laughing stock the BBC is now, an Israeli satirical programme made fun of them and it’s pretty spot on. pic.twitter.com/hlZPGGsyR6
— Chris Rose (@ArchRose90) October 26, 2023