Telegrafi

Raporti i krisur me Heidi Bacin, Romeo Veshaj shfaqet në oborr i përlotur

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci po vazhdojnë të kenë një krisje në raportin e tyre.

Ata deklaruan ndarjen e tyre përfundimisht në spektaklin e së shtunës, ndonëse arsyet ishin akoma të paqarta.

Teksa kanë biseduar gjatë këtyre ditëve, të njëjtit nuk kanë arritur akoma në një pikë, sa për të bërë të qartë edhe për publikun.

Bukuroshja e njohur në një moment i thotë prezantuesit që do ta lë dhe se do të bëhet e padukshme për të.

Lexo po ashtu Krisja me Heidin, Romeo: E shikoj më shumë si lojtare se sa të dashurën time

“Do jem e padukshme për ty, ta lehtësoj sa më shumë. Ndarje tamam, qëndrim, secili gjërat e veta. Je i lumtur”, u shpreh ajo.

Romeo në anën tjetër theksoi se Heidi ka dalë jashtë parashikimeve të tij.

Ai madje u shfaq edhe i përlotur, në një gjendje jo edhe aq të mirë emocionale. /Telegrafi/