Ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, pranon se është ndjerë i ‘çliruar’ pasi u shkarkua sezonin e kaluar.
Trajneri u shfaq në TV3 dhe foli për largimin e tij nga katalunasit dhe marrëdhënien e tij me Joan Laportan.
“Dhoma e zhveshjes nuk ishte kurrë kundër meje”, deklaroi ai. “Për mua problemi filloi kur presidenti ndryshoi”.
“Si president gjithmonë mund të keni dyshime për trajnerin, por jo publikisht. Ishte një gabim i madh nga Laporta”.
Ai tha gjithashtu se ndihej i lirë pas largimit.
“Ka qenë pak çlirim të jesh i lirë nga të qenit trajner i Barçës”, shtoi më tej Koeman.
Ish- trajneri i Barcelonëskëmbënguli më tej se Frenkie de Jong nuk dëshiron të shitet.
“E vetmja gjë që di është se Frenkie dëshiron të qëndrojë në Barça. Para disa ditësh më tha se donte të qëndronte. Ajo që nuk e di është nëse Barça dëshiron ta shesë atë apo ka nevojë për para, sepse ai është një nga lojtarët e paktë për të cilin mund të marrin një shumë të mirë. Për mua, De Jong është një lojtar i madh për Barçën”.
Koeman komentoi gjithashtu ndjekjen e Barçës për sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.
“Lewandowski është një lojtar i madh, një golashënues, në Bayern ai shënoi 25-30 gola në vitet e fundit, por ai ka një moshë të caktuar, a është ai 35? Kam dyshimet e mia për të paguar 50 apo 60 milionë për një lojtar, si dhe për rrogën që nuk do të jetë e vogël. Ai mund të ketë dy vjet të mbetur në të. Ka shumë dyshime nëse duhet ta nënshkruajmë apo jo”, përfundoi Koeman. /Telegrafi/