Site icon Telegrafi

Raportet e Inteligjencës: Putin vuan nga çrregullimi në tru dhe trajtimi me steroide kundër kancerit – ka sjellje të çuditshme

Raportimet se Vladimir Putin ka probleme shëndetësore sa vijnë e shtohen, e së fundmi është raportuar se ai ka një çrregullim në tru si pasojë e demencës, sëmundjes së Parkinsonit.

Sëmundjet e tij nuk përfundojnë me kaq, për shkak të sulmeve të zemërimit dhe trajtimit me steroide kundër kancerit, sa që kanë filluar t’i shfaqen ndryshimet edhe në fytyrë – kështu të paktën thuhet në raportet të agjencive të Inteligjencës, transmeton Telegrafi.

Sipas Five Eyes, aleancës së Inteligjencës që përfshin Australinë, Kanadanë, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ekziston një shpjegim psikologjik për presidentin rus, i cili vendosi të pushtojë Ukrainën.

Lexo po ashtu Ushtria ruse vret 10 civilë derisa po prisnin në radhë për bukë në Chernihiv

Komuniteti i inteligjencës ka përpiluar një sërë raportesh për 69-vjeçarin dhe sjelljet e tij të çuditshme – e deri të këmbëngulësia e tij për të qëndruar larg personave që vizitojnë Kremlinin.

“Ka pasur ndryshime të mëdha sidomos në vendimmarrje gjatë pesë viteve të fundit. Madje ndryshimet e Putinit i kanë vërejtur edhe njerëzit që e rrethojnë, që mendojnë se ai e sheh botën nga një këndvështrim të çuditshëm”, ka thënë një burim.

Së fundmi Putin ka shkarkuar Serge Besedan, kreun e inteligjencës së jashtme FSB dhe zëvendësin e tij Antaloy Bolyuk, duke i vënë nën arrest shtëpiak për shkak se sipas tij kanë dështuar në pushtimin e Ukrainës.

Lexo po ashtu Pavarësisht sanksioneve amerikane, Kremlini thotë se Putini është i hapur për bisedime me Bidenin

E një vendim i tillë është konfirmuar edhe nga raportet e shërbimeve inteligjente që i ka siguruar edhe një figurë e shquar në politikën britanike, ku thuhet se Putin ka pësuar një thyerje psikologjike të shkaktuar nga shumë faktorë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version