Rap-artisti i ri nga Tetova, S4MM muajin e kaluar solli projektin e tij më të ri muzikor “Medelina”.
Kjo këngë është pëlqyer shumë nga publiku, dhe ka arritur menjëherë të shënojë sukses edhe me klikimet në YouTube.
Deri më tani ajo numëron mbi një milionë klikime, gjersa suksesi i saj po vazhdon me hapa të shpejtë, pa u ndalur.
Fakti që ka arritur këtë sukses, e ka shtyrë S4MM që të punojë edhe drejt projekteve të reja, të cilat do t’i publikojë së shpejti.
Ai është vlerësuar si një ndër rap-artistët e ri më potencialë në rrymën hip-hop. /Telegrafi/